Lufta/ Sulmet ruse godasin një qendër postare në Kharkiv, humbin jetën 6 punonjës
Gjashtë punonjës të postës janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një raketë ruse goditi një qendër shpërndarjeje në Ukrainën lindore mbrëmjen e së shtunës vonë.
Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Synihubov (Syniehubov) tha se viktimat punonin të gjithë për kompaninë postare. Ai shtoi se viktimat ishin të moshës midis 19 dhe 42 vjeç, të gjithë punonjës së postës.
“Rusët kanë shkaktuar më shumë terror mbi popullsinë paqësore të Kharkiv,” shtoi ai.
Presidenti ukrainas Zelenski ka reaguar rreth sulmin ndërsa tha se një operacion shpëtimi po vazhdonte, me shërbimet e urgjencës që po punonin në vendngjarje.
Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ndodhet vetëm 30 km (19 milje) nga kufiri rus.
Qyteti verilindor u bombardua rëndë gjatë javëve të para të luftës në shkurt 2022./BBC