Lufta, UNICEF: Fëmijët dhe familjet nuk janë të sigurt në spitalet e Gazës

ne spitalet e Gazes

ne spitalet e Gazes

Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder ka bërë të ditur se fëmijët dhe familjet nuk janë të sigurt në spitalet e Gazës si pasojë e luftës mes Izraelit dhe Hamasit.  

Ndërkaq, zyrtarët e OKB-së kanë shprehur shqetësimin e thellë për situatën në spitalet e Gazës, ndërsa sistemi më i gjerë i kujdesit shëndetësor të enklavës po shkon drejt kolapsit.

Gjatë 48 orëve të fundit, spitali më i madh i mbetur plotësisht funksional u sulmua dy herë. Spitali – Al Nasser në Khan Younis – jo vetëm që strehon një numër të madh fëmijësh që tashmë ishin plagosur rëndë në sulmet në shtëpitë e tyre, por qindra gra dhe fëmijë që kërkojnë siguri,” tha Elder të martën në Gjenevë pas një vizite të fundit në Gaza.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të kontrolluar nga Hamasi, kjo vjen pasi një vajzë 13-vjeçare, Dina Abu Mohsen, u vra nga një predhë që ra në një pjesë të Kompleksit Mjekësor Nasser në Gazën jugore.

“Dhe pra ku shkojnë fëmijët dhe familjet e tyre? Ata nuk janë të sigurt në spitale. Ata nuk janë të sigurt në strehimore. Dhe sigurisht që nuk janë të sigurta në të ashtuquajturat zona ‘të sigurta’,” tha ai.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se një shqyrtim fillestar i dëmtimit të kompleksit nuk e pa të mundur në këtë fazë të përcaktohej me siguri se cili ishte burimi i dëmtimit në spital.

Ndërkohë, “pa ujë dhe kanalizime, as strehë, këto të ashtuquajtura zona të sigurta janë bërë zona sëmundjesh”, tha Elder, duke paralajmëruar se nëse ky skenar vazhdon, “vdekjet e fëmijëve për shkak të sëmundjeve mund të tejkalojnë ato të vrarë në bombardime”.

IDF ka deklaruar më parë se nuk ka në shënjestër spitalet, por vetëm “fortesat e Hamasit”. Hamasi mohon akuzat se përdor spitalet në Gaza për operacionet e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.