Instituti për të drejtat e njeriut, Euro-Med Human Rights Monitor ka sjellë dëshmi se si forcat izrealite kanë ekzekutuar 13 fëmijë gjatë operacionit ushtarak në një kompleks mjekësor.
Raporti Euro-Med mori dëshmi nga dëshmitarë që kanë parë tmerr me sy teksa u strehuan në kompleksin mjekësor pasi u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre.
Dëshmitë e marra nga ekipi Euro-Med dokumentuan se “ushtarët izraelitë kanë vrarë dhe ekzekutuar brutalisht të paktën 13 fëmijë nga mosha 4 deri në 16 vjeç, disa prej të cilëve ishin të rrethuar brenda spitalit Al-Shifa”.
Raporti zbuloi gjithashtu se forcat izraelite përdorën civilët, përfshirë pacientët dhe individët e zhvendosur brenda Kompleksit Mjekësor Shifa, si mburoja njerëzore, duke i shfrytëzuar ata për të zhvilluar operacionet e tyre ushtarake brenda spitalit dhe për të formuar barriera pas forcave dhe automjeteve të tyre ushtarake.
Po sipas raportit, ushtarët izraelitë dërguan gjithashtu civilë nën kërcënim në shtëpitë e banimit dhe ndërtesat përreth kompleksit mjekësor për t’i evakuuar ata përpara bastisjeve të ushtrisë izraelite, arrestuan disa nga banorët dhe më pas shkatërruan shumë nga këto ndërtesa.
Një palestinez, i identifikuar si K.F (duke kërkuar anonimitetin), i cili ishte strehuar në Kompleksin Mjekësor Al-Shifa, pohoi se forcat izraelite e detyruan atë dhe tre të rinj të hynin në disa dhoma pasi u vendosën kamera në kokat e tyre.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.