“Luftë dollarit” aleancat e BRICS dhe ASEAN vendosin të heqin dorë nga monedha amerikane
Dollari amerikan po përballet me sfida nga vendet në zhvillim që po kërcënojnë statusin e monedhës rezervë globale.
Aleancat e BRICS dhe ASEAN janë në ballë të sfidimit të statusit të monedhës amerikane.
Vendet në zhvillim kanë frikë se sanksionet e SHBA-së mund të dëmtojnë ekonomitë e tyre dhe, për rrjedhojë, duan të forcojnë monedhat dhe ekonomitë vendase.
Ata kanë rënë dakord zyrtarisht për të hequr dorë nga dollari amerikan në tregtinë globale brenda këtiij viti.
BRICS do të përdorë monedhat vendase për tregti dhe po kërkon gjithashtu të krijojë një monedhë të përbashkët midis vendeve anëtare.
Tregtia do të zgjidhet brenda bllokut ekzistues të 10 vendeve dhe jo me kombe të tjera jashtë aleancës.
Në bllokun e dy aleancave bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kinën, Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Irani, Argjentinë, Etiopia, Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami.
Këto shtete përbëjnë 37% të fuqisë blerëse në botë, ndërsa vendimi i tyre mund të bëjë që dollari amerikan humbasë dominimin në sektorin global të naftës.