Luftë ndërtimeve pa leje, Balla: Asnjë tolerim, policia po rrit vigjilencën!

NDERTIM PA LEJE

NDERTIM PA LEJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka paralajmëruar se Policia e Shtetit është duke rritur vigjilencën karshi ndërtimeve pa leje në vend dhe se  do të ketë asnjë tolerim në këtë drejtim.

Pas lajmit të arrestimit të gjashtë ish-punonjësve të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, zoti Balla kërkoi hetimin e fenomenit të ndërtimeve pa leje dhe vendosjen para drejtësisë të inspektorëve. ai tha se ndërtimet pa leje janë sekuestruar dhe hapsirat e zëna prej tyre do të lirohen menjëherë.

Ministri balla tha se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund ku shkelet ligji.

“Policia e Shtetit po rrit vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Ne do të rrisim bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit”, nënvizon Balla në një status në rrjetet sociale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.