NDERTIM PA LEJE
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka paralajmëruar se Policia e Shtetit është duke rritur vigjilencën karshi ndërtimeve pa leje në vend dhe se do të ketë asnjë tolerim në këtë drejtim.
Pas lajmit të arrestimit të gjashtë ish-punonjësve të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, zoti Balla kërkoi hetimin e fenomenit të ndërtimeve pa leje dhe vendosjen para drejtësisë të inspektorëve. ai tha se ndërtimet pa leje janë sekuestruar dhe hapsirat e zëna prej tyre do të lirohen menjëherë.
Ministri balla tha se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund ku shkelet ligji.
“Policia e Shtetit po rrit vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Ne do të rrisim bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit”, nënvizon Balla në një status në rrjetet sociale.
Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…
Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…
Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…
This website uses cookies.