Categories: LajmeEkonomi

“Luftë” për mineralet e rralla, organizata e OKB: Gërmimet nëndetare janë të pashmangshme

Nxjerrja e mineraleve të çmuara poshtë oqeaneve mund të kthehet së shpejti në realitet, sipas shefit të Autoritetit Ndërkombëtar për Shtratin Detar (ISA), Majkëll Loxh (o. Michael Lodge).

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës së OKB-së deklaroi në një intervistë për medien amerikane CNBC se niveli i interesit për gërmimet në det të thellë ka arritur nivele që nuk ishin parë prej viteve 1970.

Një nga shtysat kryesore për industrinë është prodhimi i sasive të mëdha të minerale me kosto të barabartë ose më të ulët sesa ç’del nga toka. Kjo është shtysa ekonomike dhe sigurisht që ka potencial të madh burimesh minerare në shtratin e detit. Teknologjia ka avancuar dhe duket e mundur. Është e qartë se kërkesa për minerale po rritet në mënyrë eksponenciale dhe do vazhdojë të rritet,” u shpreh z. Loxh.

Komentet u bënë teksa ISA po përgatitet të rifillojë bisedimet për gërmime nëndetare në Kingston të Xhamajkës. 

ISA është themeluar 30 vite më parë dhe mbikëqyr veprimtaritë e gërmimeve nënujore në një zonë që mbulon rreth 54 për qind të oqeaneve të botës.

Grupi përbëhet nga 168 shtete anëtare, mes tyre Shqipëria që nga viti 2003 dhe Bashkimi Europian, por jo SHBA-ja.

Deri më tani, 24 shtete nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për një moratorium të gërmimeve nënujore, ndërsa ndërmarrjet shumëkombëshe si Google, Samsung dhe Volvo janë zotuar se nuk do të përdorin asnjë mineral që vjen nga shtrati i detit.

Ekosistemet detare nuk kuptohen mirë. Ambientalistët kanë frikë se aktivitetet e eksplorimit dhe shfrytëzimit të detit të thellë mund të ndryshojnë përgjithmonë shtëpinë unike për speciet e njohura dhe ende të panjohura. /CNBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

9 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

9 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

9 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

10 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

10 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

12 hours ago

This website uses cookies.