Luftime te ashpra ne Ukrainen Lindore Forcat e Kievit sulmojne
Luftime të ashpra në Ukrainën Lindore/ Forcat e Kievit sulmojnë luftanijen ruse duke e nxjerrë jashtë funksioni
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia kreu aksione të fuqishme sulmi përgjatë gjithë vijës së frontit lindor në 24 orët e fundit.
“Pushtuesit po përpiqen me të gjitha forcat të ndalojnë djemtë tanë. Sulmet janë shumë të ashpra”, tha ai në një video-fjalim.
Zelensky renditi qytetet e Kupyanskit, Lymanit, Bakhmutit, Marinkas dhe Avdiivkas të cilat janë të vendosura në frontin lindor nga veriu në jug si zonat më të rrezikshmet të vijës së luftës. “Por, pavarësisht se çfarë bën armiku, janë forcat ukrainase ato që dominojnë”, deklaroi lideri ukrainas.
Ushtria ukrainase tha se kishte goditur me dronë detarë një anije luftarake ruse duke e nxjerrë atë jashtë funksioni.
Dronët britanikë të detit, të quajtur USV, të cilët ukraina i zotëron, janë anije të vogla pa pilot që mund të lëvizin edhe nën sipërfaqen e ujit ndërsa godasin objektivat.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha këtë të premte se kishte zmbrapsur sulmet e dy dronëve ukrainas, të cilët kishin sulmuar gjatë natës bazën Novorosisk në Detin e Zi.
Megjithatë në një video të shpërndarë në rrjete sociale shihet një anije e marinës ruse e dëmtuar rëndë teksa tërhiqet për në port.
Sulmet në Detit të Zi janë rritur qëkur Rusia refuzoi të vazhdojë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, që i mundësonte Ukrainës të transportojë grurin përmes këtij deti drejt tregjeve botërore.
Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…
Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…
Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…
This website uses cookies.