Luftimet në Gaza,shkon në mbi 22 mijë e 600 numri i viktimave, shumë të tjerë nën rrënoja

Luftimet ne Gaza

Luftimet ne Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur më shumë se 100 objektiva në Rripin e Gazas gjatë 24 orëve të fundit.  

Pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga shumë shtete, forcat izralite kanë filluar sulmet tokësore edhe ndaj Khan Younis në jug, përmes sulmeve nga ajri, toka dhe deti. Si pasojë e sulmeve gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën më shumë se 162 civile palestinezë, duke e çuar numrin e tyre në total sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza në më shumë se 22 mijë e 600, ku pjesë dërmuese e tyre janë gra e fëmijë. 

Sipas ekipeve të shpëtimit në enklave mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja të ndërtesave të pallateve dhe institucuoneve publike, si spitale, shkolla etj. 

Izraeli i kundërshton shifrat, duke pretenduar se Hamasi po ndikon zyrtarët që të prodhojnë shifra të fryra për të krijuar iluzionin e një krize humanitare. 

Por raportet e OKB-së, e kundërshtojnë këtë, duke pretenduar se kanë qenë dëshmitarë të një numri masiv të viktimave civile. 

Mbi 1.9 milion palestinezë janë zhvendosur në enklava që ka një popullsi prej rreth 2.3 milionë banorësh. Këtë të premte rreth 1000 forca ushtarake izraelite nisën të largohen nga lagjet veriore të Gazas, Daraj dhe al-Tuffah. Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Galant u shreh se është i mendimit që enklava  pas përfudnimit të luftimeve të qeveriset nga palestinezët me kushtin që “të mos jenë armiq ndaj Izraelit dhe të mos kryejnë veprime kundër tij”. 

Ndërkohë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka njoftuar se do të udhëtojë të dielën në Izrael dhe Bregun Perëndimor për vizitën e saj të katërt që nga shpërthimi i luftës në Gaza. Bisedimet do të fokusohen në “situatën dramatike humanitare në Gaza, situatën në Bregun Perëndimor dhe situatën jashtëzakonisht të paqëndrueshme në kufirin Izrael-Liban”, si dhe përpjekjet për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve të Hamasit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.