Luhet miqësorja e dytë, Shqipëri U21-Moldavi U21 në RTSH
Shqipëria U21 do të luajë ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore kundër Moldavisë. Takimi do të luhet sot në orën 14:00 në stadiumin e Vorës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.
FSHF njofton se hyrja për tifozët do të jetë falas, ndërsa të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në stadium, mund të ndjekin ndeshjen në RTSH Sport.
Kujtojmë që dy skuadrat u përballën me njëra-tjetrën vetëm tre ditë më parë në një sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Kuqezinjtë kaluan në avantazh me Ermir Rashicës dhe ndonëse dominuan ndeshjen, nuk arritën që të shënonin golin e dytë dhe u ndëshkuan nga moldavët në fundin e takimit.