Luis Enrique e zëvendëson, Mbappe sheh ndeshjen nga tribuna
![Mbappe sheh](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/03/Mbappe-sheh.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Do të jetë e vështirë për Kylian Mbappé të përfundojë sezonin me PSG. Ylli francez, i mbajtur jashtë formacionit titullar në ndeshjen e parafundit të Ligue 1, luajti nga minuta e 1-të të premten në mbrëmje në ndeshjen e shumëpritur mes parisienëve dhe Monakos në Principatë.
Luis Enrique, megjithatë, e zëvendësoi atë në pjesën e parë për arsye sportive. Dhe sulmuesi, ndoshta i mërzitur, vendosi të vazhdojë ta shikojë ndeshjen nga tribuna përkrah nënës së tij dhe jo me shokët e skuadrës në fushë.
Largimi i Mbappésë në fund të sezonit është i sigurt, por mos ndoshta trajneri spanjoll synon që të mësojë skuadrën të qëndrojë në fushë edhe pa ndihmën e sulmuesit, që në verë do ti thotë lamtumirë PSG-së.