Luis Enrique për Mbappe’: Jemi shumë afër
“Unë jam shumë i afërt me lojtarët e mi. Me Kylian, që nga fillimi, ne kemi qenë gjithmonë shumë afër, ai është dikush që gjithmonë bën shaka”. Këtë e siguron trajneri i PSG-së, Luis Enrique, në përgjigje të thashethemeve të shtypit që raportojnë marrëdhënie të tensionuara mes tij dhe Mbappe.
“Jam shumë i lumtur, jo vetëm me Kylian, por edhe me të tjerët”, ka shpjeguar spanjolli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes në Ligue 1 kundër Metz. “Ai është 25 vjeç, shumë i ri, në moshën e djalit tim, shpresoj të ketë shumë suksese, individuale dhe mbi të gjitha kolektive”.
“Shpresoj – shtoi Luis Enrique – që ai do të qëndrojë këtu tek PSG, ne do të jemi në gjendje ta ndihmojmë atë në udhëtimin e tij. Niveli i tij është fantastik. Si person, është një kënaqësi ta kesh atë në ekip, me atë që ai sjell. Është në krye të futbollit botëror”.