Luiz Ejlli premton surprizë për fundvit/ Këngëtari shkodran zbulon projektin e diskutuar me kryebashkiakun Benet Beci

luizi

luizi

“Diçka shumë e bukur, shumë e madhe, që i ka munguar Shkodrës e nuk është bërë prej shumë vitesh do të bëhet për festat e fundvitit”. Ideatori i asaj që mund të konsiderohet surprizë për momentin, është Luiz Ejlli, këngëtari i mirënjohur shkodran, personazh i momentit edhe në showbizin shqiptar. Ejlli ka treguar se kjo ide e tij është kristalizuar gjatë një takimi ditët e fundit me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci.Luiz Ejlli e ka dhënë këtë premtim para qindra shkodranëve në sallën e kinema Millenium në Shkodër, ku ishte i pranishëm në promovimin e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku këngëtari shkodran është protagonist kryesor, bashkë me emra të njohur të kinematografisë shqiptare. Edhe këtu, Ejlli nuk ka kursyer batutat.Luiz Ejlli është tashmë një këngëtar e artist i preferuar, fitues i çmimeve të shumta në muzikë, mes të cilëve edhe Festivalin e Këngës në RTSH.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.