Categories: LajmeSport

Luiza Gega, kampione e Ballkanit për herë të 10-të

Shqipëria ka marrë pjesë me 9 sportistë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Salla të Mbyllura, që u mbajt të shtunën Turqi, duke fituar dy medalje të arta dhe dy të bronzta. Kështu, të dy medaljet e arta janë fituar nga e mirënjohura Luiza Gega, e cila është rikonfirmuar si më e mira e Gadishullit në disiplinën e 1,500 dhe 3,000 m. Kështu, në garën e 1,500 m, Gega ka mbërritur e para në finish me kohën 4 minuta, 15 sekonda e 84 të qindtat, mbi dy sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Subatan Burxhu e Turqisë dhe thuajse 4 sekonda më shpejt se Koraini Kiriakopulu e Greqisë, që plotësoi podiumin.

Ndërkohë, në garën e 3,000 m, Gega ka mbërritur e para në finish me kohën 9 minuta, 7 sekonda e 3 të qindtat, më tepër se 5 sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Pelinsu Shahin e Turqisë dhe thuajse një minutë më shpejt se Anastasia Panajota Marinaku e Greqisë, që plotësoi podiumin. Theksojmë se Luiza Gega ka fituar tashmë 10 medalje të arta në Kampionatet Ballkanike të Sallave të Mbyllura, duke e bërë atë më të suksesshmen në histori në këtë veprimtari rajonale.

Ndërkaq, në garat e tjera të zhvilluara në Stamboll, Franko Burraj ka marrë medaljen e bronztë në garën e 400 m, teksa me kohën 46 sekonda e 89 të qindat, u rendit i 3-ti, 26 të qindtat pas vendit të dytë, sllovenit Ferlan Rok, dhe 46 të qindtat pas turkut Berke Akçam, që mori vendin e parë. Medalje të bronztë Shqipëria mori edhe në garën e 4 x 400 m stafetë për femra.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

2 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

3 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

3 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

3 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

15 hours ago

This website uses cookies.