Luiza Gega në Paris: Dua të jap më të mirën

Luiza Gega, ndër sportistet tona më të mira të dedakadës së fundit, është nisur për në Paris për Lojërat Olimpike. Atletja shqiptare që do të garojë në 3000 metra me pengesa, në një intervistë ekskluzive për Radio Televizionin Shqiptar, u shpreh se është në formë të mirë fizike për të arritur në finale.

“Ndihem në formë, shpresoj shumë që gjërat të shkojnë mirë. Synimi im fillimisht është hyrja në finale. E kam provuar në Tokio dhe sigurisht që kam një besim më të madh falë rezultateve që kam arritur vitet e fundit. Nëse gjërat do shkojnë mirë, atëherë sigurisht që do të synoj një pozicionim sa më të mirë”.

Luiza Gega është e vetëdijshme për shkallën e vështirësisë së Olimpiadës, dhe gjithashtu, se në panteonin e atletikës marrin pjesë sportistët më të mirë.

“Gara është shumë e fortë, do të përballem me kenianet që tashmë janë shpërndarë në të gjithë botën, Kazakistan, Bahrein apo amerikanet që janë shumë të forta, ka evropiane të forta, është një aktivitet shumë i fortë. Do të mundohem që të jem e fokusuar dhe të bëj më të mirën”

Ndërkohë nga ana tjetër, trajneri personal i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi u shpreh i kënaqur me përgatitjet që kanë bërë në Korçë dhe u shpreh se beson te eksperienca e Luiza Gegës, pasi merr pjesë për herë të tretë në Olimpiadë.

“Pritshmëritë e mia janë për një rekord kombëtar. Kur them rekord kombëtar, do të thotë më të mirën që Luiza ka bërë ndonjëherë. Shpresojmë që të kualifikohet për në finale, me llogaritë tona besojmë që do të jetë e mundur. Por sigurisht që aty janë më të mirët e botës, shpresojmë që në garën e finales të arrijmë një rekord të ri kombëtar. Rekord i ri kombëtar do të thotë që Luiza në dy garat e fundit botërore, që ka bërë nga viti 2022 deri në 2023 është renditur nga vendi i pestë deri në të shtatin”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.