Luka Modriç pret përmbysjen e madhe
Kroacia kërkon të luajë shanset e veta të fundit për të mbetur në Kampionatin Europian, ndërsa të mërkurën ka barazuar 2-2 me Shqipërinë. Luka Modriç e di që për të fituar një vend në 1/8 e finaleve të Kampionatit Europian është e nevojshme për të bërë një përmbysje të madhe. Kroacia do të duhet të mundi Italinë duke shpresuar që të kaltrit të mos e mundin Spanjën këtë të enjte në mbrëmje.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të mundim medoemos Italinë. Mund t’ia arrijmë qëllimit vetëm nëse luajmë si në pjesën e dytë ndaj Shqipërisë. Edhe kundër Italisë do të jetë shumë e vështirë, janë një skuadër e fortë dhe e organizuar mirë me një trajner shumë të mirë. E dinim që nga fillimi që ndeshja me të kaltrit do të ishte vendimtare. Ndoshta do të kishte qenë kështu edhe nëse do ta kishim mundur Shqipërinë. Dhe atëherë do të luanim pa frikë. Nëse sillemi në fushën e lojës siç dimë mund të përballemi me çdo lloj kundërshtari me shumë optimizëm”, përfundon kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç.