Lukaku denoncon gjenocidin në Kongo

Romelu Lukaku shënoi golin e barazimit në Feyenoord-Roma 1-1. Teksa festonte, me dorën e djathtë ka bërë shenjën e armës së drejtuar në kokë, ndërsa me të majtën ka mbuluar gojën.
Gjesti është një formë denoncimi për gjenocidin e vazhdueshëm në Republikën Demokratike të Kongos, që është kombi i tij i origjinës.
Gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës, vetë kombëtarja e Kongos përsëriti disa herë gjestin e denoncimit.