“Lukë Kaçaj” në Vjenë/ Jeta e tij vjen si një dramë e botuar nga autori shkodran Gjergj Kola
Lukë Kaçaj ishte kreshniku i Malësisë së Madhe që e ngriti këngën operistike shqiptare në maja të pashkelura ende deri më sot. Ai po i rikthehet qytetit ku këndoi ariet e para, qytetit që i dha shkollën dhe formimin e tij të parë artistik e njerëzor. Me këto fjalë nis libri dedikuar këtij personaliteti nga shkrimtari dhe dramaturgu shkodran Gjergj Kola, autor i librit të botuar në Vjenë. Ai shprehet i lumtur që ka mundur të sjellë për lexuesit në formën e një drame jetën e një figure të spikatur si Lukë Kaçaj.Kjo dramë është e përbërë nga 7 skena, në të cilat jeta e Lukë Kaçaj duket se rrjedh si një lumë para syve të lexuesit. Autori Kola veçon njërën nga këto skena për peshën e emocionit që bartë.Gjergj Kola prej vitesh jeton në kryeqytetin e Austrisë, Vienë, ku jep kontribut të vazhdueshëm në lartësimin dhe promovimin e kulturës shqiptare atje.