Luksemburg- Rritja e investimeve në Shqipëri, Rama takim me zv.presidentin e EIB
Kryeministri Edi Rama prej 7 shkurtit ndodhet në një vizitë pune në Luksemburg. Gjatë ditës së sotme (8 shkurt), Rama është takuar me zv.presindetin e Bankës Evropiane të Investime, Kyriakos Kakouris.
Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani, e cila po ndjek nga afër takimet, bën të ditur se Rama dhe Kakouris kanë diskutuar për mbështetjen financiare që BE ka bërë në Shqipëri përmes projekteve të ndryshme si dhe përthithjen e investimeve të reja në vend. Gjithashtu në fokus të takimit kanë qenë edhe investimet që do bëhen në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama do marrë pjesë edhe në Forumin e Bankës Evropiane të Investime, ku do të jetë pjesë e panelit për diskutimin e temës “Rruga drejt zgjerimit”.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u prit në takim nga homologu i tij, Luc Frieden. Në foks të takimit ishte zbatimi i marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri.