Luksemburgu do të japi asistencë për FA shqiptare
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministrja e Mbrojtjes e Luksemburgut Yuriko Backes nënshkruan të enjten Marrëveshjen e Mirëkuptimit mbi asistencën e Luksemburgut për një sistem radio-komunikimi digjital që do të jetë në përdorim nga Forcat e Armatosura shqiptare.
Marrëveshja u nënshkrua në Bruksel, ku ministri Peleshi po merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.
Zoti Peleshi i shprehu mirënjohjen zpnjës Backes për mbështetjen që Luksemburgu i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.