lulebore 3
Me vargje të Filip Shirokës dhe muzikë të Alfred Kaçinarit, poezia e kthyer në këngë “Shko dallëndyshe” u vlerësua nga juria me çmimin e parë të festivalit “Luleborë”. Këngëtari Gjergj Kaçinari, i emocionuar pas fitores thotë se ky ishte bashkëpunimi i parë artistik me babain e tij.”Luleborë”, festivali i organizuar nga Bashkia Shkodër mbetet një pikë referimi për artistët e qytetit por edhe përtej.Me çmimin “Simon Gjoni”, kompozitorit të Luleborës, juria vlerësoi duetin Ea Zoga dhe Arseld Muça me një këngë protestë ndaj luftës.
Çmimi i dytë i festivalit iu dha këngëtarit nga Gjakova Artan Bakija me këngën “Ndjenja e dëshpërimit” ndërsa me çmimin e tretë u vlerësua Laorjan Ejlli me këngën “Gjithë jetën dashuri kërkojmë”. Festivali “Luleborë” mbylli edicionin e tetë ndërsa për shikuesit e rrjetit të RTSH ai do të vijë i plotë në ditët në vazhdim.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhuruar sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e…
Presidenti Bajram Begaj priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone.…
Sezoni 2024 -2025 në Abisnet Superiore ka rezultuar sa i rivalizuar aq edhe spektakolar. Garë…
Prej më shumë se një dekade, zona e Dajçit në Bashkinë e Shkodrës është shndërruar…
Brenda një kohe të shkurtër pritet që të nisë puna për ndërtimin e një strehëze…
Konkursi i zërave të rinj për fëmijë “Bilbilat e vegjël në Shkodër këndojnë”, ka mbërritur…
This website uses cookies.