“Luleborë” prezanton 18 krijimet e reja / Në Teatrin “Migjeni” u zhvillua nata e festivalit të këngës qytetare

lulebore

lulebore

Shkodra i ka dedikuar lules këngë dhe kësaj të fundit festival.

 “Luleborë” çeli edicionin e tij të 8-të. Nata e parë e festivalit nisi me një Requiem për mjeshtrin e muzikologjisë shqiptare,  Ramadan Sokoli, për të vijuar më pas me prezantimin e 18 këngëve konkuruese.

Spektatorët e pranishëm në Teatrin “Migjeni” shijuan tingujt dhe ritmet e krijimeve të reja artistike nën ekzekutimin live të orkestrës së festivalit ndërsa nga viti në vit ai po merr gjithnjë e më tepër karakterin mbarëkombëtar. Nga Shkodra, Tirana, Kosova etj. artistët i dhanë ngjyra festivalit në këtë natë të parë nën moderimin e Arjola Shehut.

Për drejtorin artistik të festivalit, Markelian Kapidanin, kjo natë e parë i përmbushi me sukses pritshmëritë e organizatorëve.

18 këngët do të rikëndohen edhe në natën e dytë të festivalit, ku juria e përbërë nga: Jetmir Shpuza, Kamela Islamaj, Bashkim Alibali, Gridi Kraja, dhe Alban Male do të vlerësojnë edhe këngën më të mirë për këtë vit. Festivali “Luleborë” do të përcillet për shikuesit e rrjetit të RTSH në ditët në vazhdim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.