“Lulishta e pazarit” e lënë në harresë, qytetarët kërkojnë që hapësira të reabilitohet
Megjithëse e cilësuar si një nga zonat më të bukura të qytetit të Shkodrës, e vendosur bri Urës së Bunës, liqenit të Shkodrës dhe jo larg kalasë Rozafa, lulishtja e “Pazarit” është lënë prej vitesh në harresë.
Dikur numri i frekuentuesve në lulishten e pazarit ishte i konsiderueshëm, ndërsa në ditët e sotme ky numër është reduktuar në masë, sepse kjo lulishte nuk ofron asgjë për qytetarët.
Qytetarët shpresojnë që me nisjen projektit për rikualifikimin e hyrjes së qytetit të Shkdorës, ku pjesë e saj është edhe lulishta e “Pazarit”, kjo hapësirë e gjelbërt të transformohet dhe të kthehet në atraksion për komunitetin.