Lumi i Shalës, “The Sun”: “Tajlanda e Shqipërisë” me ujëra të pastër kristal
Shqipëria është një destinacion gjithnjë e më popullor për britanikët që kërkojnë një pushim të përballueshëm dhe me diell. Ndërsa Ksamili dhe Saranda kanë marrë popullaritetin më të madh në vend, disa pjesë të Shqipërisë janë ende për t’u zbuluar nga turistët, kështu shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.
Një nga ato vende është Lumi i Shalës në veri të vendit, i quajtur “Tajlanda e Shqipërisë” falë ujërave të tij të pastër kristal, bimësisë të harlisur dhe maleve të thepisura.
Nga Shkodra, turistët do të duhet të marrin një minibus për në Liqenin e Komanit, i cili zgjat rreth 90 minuta, ku më pas do të hipin në një varkë për te Lumi i Shalës.
Në muajt e verës , niveli i ujit në lumin e Shalës mund të ulet, kështu që pushuesve mund t’u kërkohet të ecin në këmbë në pjesë të lumit.
Pavarësisht se nuk është një destinacion i njohur turistik, ka shumë gjëra për të bërë në Lumi i Shalës si snorkeling , kajak dhe ecje. Brigjet e lumit lidhen me ura prej druri ku ndodhen edhe disa bujtina.
Ka shumë vende të tjera për t’u vizituar edhe në Shqipëri, duke përfshirë Plazhin e Pasqyrave, i cili u emërua plazhi “më i mirë në botë” për 2024. Ai njihet si Plazhi i Pasqyrave për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.