Categories: LajmeTurizëm

Lumi i Shalës, “The Sun”: “Tajlanda e Shqipërisë” me ujëra të pastër kristal

Shqipëria është një destinacion gjithnjë e më popullor për britanikët që kërkojnë një pushim të përballueshëm dhe me diell. Ndërsa Ksamili dhe Saranda kanë marrë popullaritetin më të madh në vend, disa pjesë të Shqipërisë janë ende për t’u zbuluar nga turistët, kështu shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

Një nga ato vende është Lumi i Shalës në veri të vendit, i quajtur “Tajlanda e Shqipërisë” falë ujërave të tij të pastër kristal, bimësisë të harlisur dhe maleve të thepisura.

Nga Shkodra, turistët do të duhet të marrin një minibus për në Liqenin e Komanit, i cili zgjat rreth 90 minuta, ku më pas do të hipin në një varkë për te Lumi i Shalës.

Në muajt e verës , niveli i ujit në lumin e Shalës mund të ulet, kështu që pushuesve mund t’u kërkohet të ecin në këmbë në pjesë të lumit.

Pavarësisht se nuk është një destinacion i njohur turistik, ka shumë gjëra për të bërë në Lumi i Shalës si snorkeling , kajak dhe ecje. Brigjet e lumit lidhen me ura prej druri ku ndodhen edhe disa bujtina.

Ka shumë vende të tjera për t’u vizituar edhe në Shqipëri, duke përfshirë Plazhin e Pasqyrave, i cili u emërua plazhi “më i mirë në botë” për 2024. Ai njihet si Plazhi i Pasqyrave për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

6 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

6 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

6 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

7 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

7 hours ago

This website uses cookies.