Lushaj: Benet mos u merr me ne, ke SPAK-un pas derës / Luçiano Boçi dhe Arben Lushaj takim në lagjen Tepe

Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Arben Lushaj, i është përgjigjur kryebashkiakut Benet Beci, pas një deklarate të Partisë Socialiste, ku ai u përmend si një prej kandidatëve që ka të afërm të punësuar në drejtoritë e Bashkisë Shkodër.
Lushaj theksoi se kryebashkiaku Beci, i cili është nën hetim nga SPAK, “do të ketë një fund të mjerueshëm”.
Gjatë këtij takimi me banorët e lagjes “Tepe”, drejtuesi politik i PD-së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, deklaroi se Beci po shpik skenarë për të shkarkuar nga puna në bashki edhe të afërmit e kandidatëve të tjerë të opozitës.
Mbështetja për Arben Lushajn po rritet ndjeshëm, duke e kthyer atë në një nga kandidatët më të preferuar në qarkun Shkodër.