Lajme

LZHK: Nuk atakohet drejtësia, partitë kanë marrë përsipër rolin e prokurorit e gjykatësit

Bashkëkryetarët e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi dhe Ekrem Spahia, kanë dalë në mbrojtje të sistemit të drejtësisë, duke deklaruar për mediet se partitë politike nuk mund të marrin përsipër të bëjnë rolin e prokurorëve dhe gjykatësve.

Duke u ndalur konkretisht te arrestimi i Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Shehi u shpreh se SPAK dhe GJKKO po sulmohen hapur nga partitë kryesore në vend. Sipas tij, dy strukturat e drejtësisë po mundohen të funksionojnë përballë krimit të organizuar e korrupsionit dhe nën presionin politik.

Rasti më i fundit është Kryeministri Rama, që inicioi sulme publike ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO duke kundërshtuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit reaguan edhe organet e drejtësisë dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Shehi.

Kur duhet dhe më pak se një muaj për të bërë regjistrimin e kandidatëve, për parlamentaret e 11 majit, LZHK-ja, si forcë politike opozitare dhe parlamentare, thotë se bisedimet me aleatët ende nuk janë mbyllur. Sipas drejtuesit Shehi, listat do të jenë të hapura.

Duke u ndalur më tej edhe te zgjedhjet e 11 majit, Shehi u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë në vend dhe diasporë, që të jenë të vëmendshëm ndaj votës së tyre. Për sa i përket votës së diasporës ai e vuri theksin te modeli i Kosovës, që “duhet vleresuar”.

“LZHK shpreh qëndrimin e saj se drejtësia duhet të funksionojë efektivisht dhe në mënyrë të paanshme për këdo, veçanërisht për tu dhënë zgjidhje dhjetëra-mijëra dosje të qytetarëve që po presin për dekada për të marrë drejtësi. Kjo situatë në drejtësi në prag të zgjedhjeve u bën apel të gjithë shqiptarëve në vend dhe nga diaspora të jenë të vëmendshëm ndaj votës së tyre duke e adresuar atë në dobi të qytetarëve”, deklaroi Shehi.

Blerti Delija

Recent Posts

“OSBE-ODIHR bënë një vlerësim real”, Berisha: 11 Maji, farsë elektorale. Do e faktojmë në kancelaritë europiane dhe Kongresin e SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij për mosnjohjen e rezultatit…

8 hours ago

Vllaznia shkarkon trajnerin Brdaric / Edmond Dibra: Pavarësisht zhgënjimit në finale, sezoni ishte pozitiv

Në finalen e madhe të “Abissnet Superiore”, e zhvilluar në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, Vllaznia…

9 hours ago

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë / Edicioni i 63-të do të mbahet me 30 dhe 31 maj, finalja më 1 qershor

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër shënon këtë vit edicionin e 63-të, dhe…

9 hours ago

Displazia koksofemorale / Trajtimi tek të porsalindurit varet nga koha e zbulimit

Një ndër problemet ortopedike më të shpeshta tek foshnjat është Displazia koksofemorale. Mjeku ortoped, Besnik…

9 hours ago

Vijon numërimi i votave preferenciale / Në qarkun Shkodër për PD- ASHM kryeson Spahia, për PS kryeson Bilali dhe për PSD kryeson Brahimi

Numërimi i votave preferenciale në 6 ZAZ në Qarkun e Shkodrës, teksa vijon në 2…

9 hours ago

Numërimi në Malësi të Madhe / Drejtuesi politik i PS- së, Benet Beci, sheh nga afër ecurinë e procesit

Bashkia Malësi e Madhe  është e vetmja ku Partia Socialiste mori një fitore të plotë…

9 hours ago