Categories: LajmeSport

Maca nënkampion Evrope, boksieri i klubit shkodran humbi në finale me ukrainasin Guliyev

Ka përfunduar konkurimin në Kampionatin Europian të Boksit U18, boksieri kuqezi i klubit shkodran të boksit, Boxing North Albania, Adam Maca. Pas një rrugëtimi të shkëlqyer në turet e mëparshme ku kaloi me shumë sukses boksierë të përgatitur dhe emër në rang Europian, mes të cilëve edhe kampionin e Europës në fuqi, bullgarin Konstandin Yordanov Kostov, talenti i boksit shqiptar, u kualifikua në finalen e këtij Europiani. Duke pasur përballë, boksierin nga Ukraina, Rasul Guliyev, Adam Maca demonstroi në ring një formë shumë të mirë sportive. Referuar ecurisë së kësaj ndeshje, specialistët e boksit që e ndoqën prej së afërmi duelin, nuk nguruan ta cilësonin si një  ndeshje të shkëlqyer të boksierit të përfaqësues tonë. Në fakt, objektivat dhe synimet e Macës dhe trajnerit të tij, Klaodio Çekini, ishin për fitimin e titullit kampion të Europës për peshën deri në 57 kg, dhe realisht edhe ndeshja po fliste në favorin e tij. Por, në raudin e fundit, falë edhe një lëvizje më ritmike të kundërshtarit duket se bindi gjyqtarinë për t’ia dhënë fitoren boksierit ukrainas Rasul Guliyev. Gjithsesi, vendi i dytë dhe titulli nënkampion Europe për Adam Macen është një arritje shumë e madhe për boksin shqipëtarë, ku një meritë të padiskutueshme këtu ka edhe trajneri i tij Klaudio Çekini .

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

3 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

3 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

3 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

3 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

3 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

3 hours ago

This website uses cookies.