Macron: Humbja e Rusisë në luftën në Ukrainë është jetike për sigurinë në Evropë

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka konsideruar thelbësore për sigurinë e Evropës humbjen e Rusinë në luftën në Ukrainë, mes lutjeve urgjente për më shumë armë nga Kievi.

Macron tha se liderët evropianë kishin rënë dakord të krijonin një koalicion për t’i dhënë Ukrainës raketa dhe bomba me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.

“Ne jemi të bindur se disfata e Rusisë është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Ne nuk jemi në luftë me popullin rus. Ne thjesht nuk duam t’i lëmë ata të fitojnë“, tha Macron.

Ai shtoi se nuk kishte “konsensus” për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, por “asgjë nuk duhet të përjashtohet”.

Kievi është i varur në mënyrë kritike nga furnizimet moderne të armatimit nga aleatët e tij perëndimorë, veçanërisht nga SHBA, për të qenë në gjendje të vazhdojë të luftojë Rusinë.

Por miratimi i një pakete ndihme shumë të nevojshme prej 95 miliardë dollarësh, duke përfshirë 61 miliardë dollarë për Ukrainën, përballet me një betejë të vështirë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Lufta në Ukrainë e nisur nga presidenti rus Vladimir Putin është tani në vitin e tretë, pa asnjë shenjë se lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore mund të përfundojë së shpejti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.