Macron i bën thirrje Izraelit: Shmangni çdo përshkallëzim, veçanërisht në Liban

Macron

Macron

Emmanuel Macron i kërkoi qeverisë izraelite që “të shmangë çdo sjellje” që mund të çojë në “përshkallëzim”, “veçanërisht në Liban”, pas sulmit që i atribuohet Izraelit  në Bejrut, ku u vra komandanti i dytë i Hamasit, tha ai të martën në mbrëmje në Elysee.

Presidenti francez, i cili foli me telefon me ministrin izraelit Benny Gantz, një anëtar i qeverisë së Benjamin Netanyahut gjatë kohës së luftës, theksoi se ishte “e nevojshme të shmanget çdo sjellje që mund të çojë në përshkallëzim, veçanërisht në Liban“.

Numri dy i Hamasit, Saleh al-Aruri, u vra në një sulm që i atribuohet Izraelit në një periferi të Bejrutit, njoftoi lëvizja islamike palestineze dhe burime pranë autoriteteve libaneze.

Kjo ishte hera e parë që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës pothuajse tre muaj më parë që një sektor i kryeqytetit libanez u vu në shënjestër.

“Ky krim nuk do të mbetet pa përgjigje apo pa u ndëshkuar,” tha fraksioni i Hezbollahut libanez, një aleat i Hamasit. Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, nga ana e tij, akuzoi Izraelin se po përpiqet të tërheqë Libanin në “fazën e re të konfliktit”.

Gjatë bisedës së tij me Benny Gantz, Emmanuel Macron bëri thirrje për një përpjekje për të shpallur një “armëpushim të përhershëm” midis Izraelit dhe Hamasit, “me ndihmën e të gjithë partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë“, gjatë presidencës franceze.

Ai rishprehu gjithashtu “shqetësimin e tij shumë të fortë përballë numrit veçanërisht të rëndë të viktimave midis civilëve dhe situatës së krizës humanitare në Gaza“, ndërsa ripohoi edhe një herë “angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit“.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.