Categories: BotaLajme

Macron i bën thirrje Izraelit: Shmangni çdo përshkallëzim, veçanërisht në Liban

Emmanuel Macron i kërkoi qeverisë izraelite që “të shmangë çdo sjellje” që mund të çojë në “përshkallëzim”, “veçanërisht në Liban”, pas sulmit që i atribuohet Izraelit  në Bejrut, ku u vra komandanti i dytë i Hamasit, tha ai të martën në mbrëmje në Elysee.

Presidenti francez, i cili foli me telefon me ministrin izraelit Benny Gantz, një anëtar i qeverisë së Benjamin Netanyahut gjatë kohës së luftës, theksoi se ishte “e nevojshme të shmanget çdo sjellje që mund të çojë në përshkallëzim, veçanërisht në Liban“.

Numri dy i Hamasit, Saleh al-Aruri, u vra në një sulm që i atribuohet Izraelit në një periferi të Bejrutit, njoftoi lëvizja islamike palestineze dhe burime pranë autoriteteve libaneze.

Kjo ishte hera e parë që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës pothuajse tre muaj më parë që një sektor i kryeqytetit libanez u vu në shënjestër.

“Ky krim nuk do të mbetet pa përgjigje apo pa u ndëshkuar,” tha fraksioni i Hezbollahut libanez, një aleat i Hamasit. Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, nga ana e tij, akuzoi Izraelin se po përpiqet të tërheqë Libanin në “fazën e re të konfliktit”.

Gjatë bisedës së tij me Benny Gantz, Emmanuel Macron bëri thirrje për një përpjekje për të shpallur një “armëpushim të përhershëm” midis Izraelit dhe Hamasit, “me ndihmën e të gjithë partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë“, gjatë presidencës franceze.

Ai rishprehu gjithashtu “shqetësimin e tij shumë të fortë përballë numrit veçanërisht të rëndë të viktimave midis civilëve dhe situatës së krizës humanitare në Gaza“, ndërsa ripohoi edhe një herë “angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit“.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Primaret, PD thirrje antarësisë – Votohet nga ora 08.00- 18.00 me parimin “Një anëtar, një votë”

Partia Demokratike  Shkodër organizon këtë të shtunë primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në…

7 minutes ago

Lutje për shëndetin e Papa Françeskut – Mesha në Katedralen “Shën Shtjefni” u udhëhoq nga Arqipeshkëvi Peragine

Në Katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës u mbajt mesha e shenjtë për  shëndetin e Papa…

11 minutes ago

Konvikti i shkollës profesionale “Ndre Mjeda”  – Moriqi: Prioritet çështja e sigurisë, kushtet janë optimale

15 nxënës nga rrethe të ndryshme të qarkut Shkodër, të cilët studiojnë në Shkollën e…

13 minutes ago

Kultura në mediet shqiptare – Të ftuarit në panel ndanë përvojën e tyre dhe sfidat në këtë fushë

Dy klubet studentore “Ernest Koliqi” dhe “Arshi Pipa” të Fakultetit të Shkencave Shoqërore të UNISHK…

17 minutes ago

Spondiliatroza, sëmundja e sikletshme – Mjekët shpjegojnë shkaqet,  por edhe trajtimin e saj

Spondiliatroza është një sëmundje që prek më shumë shtyllën kurrizore, ku dhimbjet e forta të…

20 minutes ago

“Mirënjohje” mjekut të njohur – Këshilli i Qarkut Shkodër vlerëson doktor Eqerem Hasanin

Këshilli i Qarkut Shkodër  ka vlerësuar me “Certifikatë Mirënjohje” mjekun e njohur shkodran, Eqerem Hasani.…

24 minutes ago

This website uses cookies.