Categories: BotaLajme

Macron i bën thirrje Izraelit: Shmangni çdo përshkallëzim, veçanërisht në Liban

Emmanuel Macron i kërkoi qeverisë izraelite që “të shmangë çdo sjellje” që mund të çojë në “përshkallëzim”, “veçanërisht në Liban”, pas sulmit që i atribuohet Izraelit  në Bejrut, ku u vra komandanti i dytë i Hamasit, tha ai të martën në mbrëmje në Elysee.

Presidenti francez, i cili foli me telefon me ministrin izraelit Benny Gantz, një anëtar i qeverisë së Benjamin Netanyahut gjatë kohës së luftës, theksoi se ishte “e nevojshme të shmanget çdo sjellje që mund të çojë në përshkallëzim, veçanërisht në Liban“.

Numri dy i Hamasit, Saleh al-Aruri, u vra në një sulm që i atribuohet Izraelit në një periferi të Bejrutit, njoftoi lëvizja islamike palestineze dhe burime pranë autoriteteve libaneze.

Kjo ishte hera e parë që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës pothuajse tre muaj më parë që një sektor i kryeqytetit libanez u vu në shënjestër.

“Ky krim nuk do të mbetet pa përgjigje apo pa u ndëshkuar,” tha fraksioni i Hezbollahut libanez, një aleat i Hamasit. Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, nga ana e tij, akuzoi Izraelin se po përpiqet të tërheqë Libanin në “fazën e re të konfliktit”.

Gjatë bisedës së tij me Benny Gantz, Emmanuel Macron bëri thirrje për një përpjekje për të shpallur një “armëpushim të përhershëm” midis Izraelit dhe Hamasit, “me ndihmën e të gjithë partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë“, gjatë presidencës franceze.

Ai rishprehu gjithashtu “shqetësimin e tij shumë të fortë përballë numrit veçanërisht të rëndë të viktimave midis civilëve dhe situatës së krizës humanitare në Gaza“, ndërsa ripohoi edhe një herë “angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit“.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

5 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

5 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.