Macron: Putin nuk do të ndalet në Ukrainë. Gati për të dërguar trupa nëse është e nevojshme

Presidenti francez Emmanuel Macron dha alarmin për kërcënimin e Rusisë ndaj Evropës, ndërsa nuk përjashtoi vendosjen e trupave në Ukrainë, për të penguar fitoren e Rusisë.  Macron tha të enjten mbrëma se Rusia “nuk do të ndalet” nëse fiton luftën në Ukrainë dhe kërcënon vendet fqinje Moldavinë, Rumaninë dhe Poloninë.

Rusia është bërë një fuqi që dëshiron të zgjerohet dhe është e sigurt që nuk do të ndalet me kaq”, tha ai në një mesazh në Platformën X, pas intervistës që dha për rrjetet televizive TF1 dhe France 2.

“Nëse e lëmë Ukrainën vetëm, nëse e lëmë Ukrainën të humbasë këtë luftë, atëherë me siguri Rusia do të kërcënojë Moldavinë, Rumaninë, Poloninë”, paralajmëroi ai.

Ai theksoi se nuk përjashton dislokimin e trupave në Ukrainë për të penguar Rusinë të fitojë luftën që ka më shumë se dy vjet.

Të gjitha këto opsione janë të mundshme. Nëse duam të arrijmë paqen në Ukrainë, nuk mund të jemi të dobët. Ne duhet ta shikojmë situatën me maturi dhe të themi me vendosmëri, vullnet dhe guxim se jemi gati të përdorim mjetet e nevojshme për të arritur qëllimin tonë, se Rusia nuk e fiton luftën”, shtoi Emmanuel Macron.

Ndërsa Rusia nuk vendos kufij në luftën që ka zhvilluar që nga shkurti i vitit 2022 kundër Ukrainës, Perëndimi nuk mund të vendosë kufizime në mbështetjen e tij për Kievin, argumentoi ai.

I vetmi përgjegjës do të jetë regjimi në Kremlin – jo ne”, pohoi presidenti francez. “Ne kurrë nuk do të sulmojmë, nuk do të marrim një iniciativë të tillë, Franca është një fuqi paqeje”, shtoi ai.

Nëse Rusia fiton, jeta e francezëve do ndryshonte. Nuk do të kishim më siguri në Evropë”, shtoi Macron, për të cilin “oreksi” i presidentit rus Vladimir Putin për pushtim territoresh nuk do të ndalej në Ukrainë. “Të duash paqen sot do të thotë të mos lejosh Ukrainën të dështojë,” theksoi ai.

Kreu i shtetit francez i bëri komentet tre javë pasi deklaratat e tij fillestare rreth mundësisë së dislokimit të trupave perëndimore në territorin ukrainas, me fjalë të tjera, përfshirja direkte e NATO-s në luftë, shkaktoi një stuhi reagimesh brenda dhe jashtë Francës./ CNN.gr

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.