Macron shpall “planin B”

Franca ka shpallur alternativën, “planin B”, në rast të rreziqeve që mund të vijnë nga aktet terroriste, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, të planifikuara për t’u zhvilluar në Sen. Në rast të “kërcënimit” të sigurisë, ceremonia e 26 korrikut do të “kufizohet për t’u zhvilluar në Trocadero” ose “në Stade de France”.

Autoritetet franceze kanë mohuar prej muajsh ekzistencën e një plani B në rastin e rreziqeve të mundshme nga kërcënimet terroriste, për zhvillimin e ceremonisë së hapjes së Olimpiadës  në zemër të Parisit, në Sen. Por të hënën ka qenë vetë presidenti i Francës, Emanuel Macron i cili ka zbuluar planin B për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, të cilat mund të zhvillohen në kopshtet Trocadero ose stadiumin Saint-Denis.

“Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024” që ne po planifikojmë është e para në botë që do të bëhet në natyrë. Ne mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë. Por duke parë situatën e krijuar dhe nën kërcënimet e mundshme terroriste, ne kemi planet B dhe C, të cilat po i përgatisim paralelisht”.

Macron iu referua dy mundësive, mbajtjes së ceremonisë në kopshtet e Trocaderos, e cila do të jetë pika e fundit e paradës së delegacioneve përgjatë Senës, ose zhvillimi i saj në Stade de France në Saint Denis, aty ku do të zhvillohen garat e atletikës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.