Macron takohet me Orban në Paris, diskutohet për Ukrainën

Kryeministri hungarez Viktor Orban u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. Biseda e tyre u fokusua në disa çështje si mbështetja për Ukrainën, industria e mbrojtjes, emërimet e udhëheqësve të rinj të Be-së si dhe marrja e drejtimit të Be-së nga Hungaria më 1 korrik.
Vizita ka rëndësi të madhe politikë në një periudhe ku përplasjet e Hungarisë me Gjermaninë dhe vendet e tjera të Be-së janë rritur. Orban kritikon politikën e migracionit të Gjermanisë dhe ndarjen e pozicioneve drejtuese kryesore.
Ai pretendon se disa vende po përjashtohen për shkak të përkatësive partiake dhe politike. Pakënaqësia e Orbanit është nxitur më tej nga politika e ndihmës së Bashkimit Evropian ndaj Ukrainës duke bërë që Budapesti të bllokojë një paketë të konsiderueshme të mbështetjes ushtarake prej 6 miliardë eurosh për Kievin për disa muaj.
Orban ka shprehur pakënaqësi ndaj Zelenskit duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e komunitetit Hungarez që jeton në Ukrainë. Ai kundërshton dërgimin e komunitetit Hungarez në vijën e parë të frontit në luftë.