Madonna “mbretëresha e popit”, tregon pse e kishte të vështirë të lahej vite më parë

Screenshot 1 11 750x375 1

Screenshot 1 11 750x375 1

Mbretëresha e popit,  siç njihet për kontributin e saj në këtë zhaner të muzikës ka treguar një detaj nga fillimet e karrierës së saj.

Ndonëse pas një viti të vështirë me beteja për shnëdetin, Madonna, nisi të shtunën mbrëma turneun, i cili do të vijojë në rreth 80 qytete. Ylli botëror, për shkak të një defekti teknik, gjeti momentin për të bërë një rrëfim, së pari për peripecitë jetësore që kishte kaluar dhe se sa shumë e kishin mbështetur fëmijët dhe gjithashtu tregoi se pse vite më parë kishte pasur një luftë tjetër, atë për t’u larë.

Këngëtarja, tregoi histori të ndryshme, që nga momenti kur u bashkua me grupin e saj të parë.

“Isha pa para dhe e uritur, por mund ta shihja të ardhmen falë Zotit. Nuk kisha si të lahesha në atë kohë. Ajo që bëra ishte të dilja me burra që kishin dushe dhe vaska. Gjatë bisedës do t’i pyesja nëse jetonin vetëm dhe nëse përgjigjja ishte po, atëherë do t’i pyesja nëse kishin vaskë apo dush. Më shikonin si të çmendur.”- është shprehur 65-vjeçarja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.