“Mahalla e Re” pa rrugë dhe pa kazanë plehrash/ Banorët: Ka 30 vite që marrim pr…
“Mahalla e Re” pa rrugë dhe pa kazanë plehrash/
Banorët: Ka 30 vite që marrim premtime boshe
Kanë rreth 30 vite që luten për 200 metra rrugë me asfalt, dhe po aq vite që marrin premtime se rruga do të bëhet një ditë.Janë rreth 50 familje në lagjen “Mahalla e Re” pas drejtorisë së policisë në qytetin e Shkodrës që detyrohen të ecin mes gropave.Banorët thonë se në dimër rruga bëhet e pakalueshme nga balta dhe uji dhe se ata që e vuajnë më shumë janë fëmijët e vegjël. Ata kanë kërkuar që Bashkia të ndërhyjë për të përmirësuar infrastrukturën, e po ashtu të vendosë kazanat e mbeturinave sepse atyre iu duhet që ti marrin në dorë deri në unazën lindore. Dy vite më parë banorët u ngritën disa herë në protesta për të kërkuar plotësimin e kushteve por deri tani situata vijon të mbetet e njëjtë pa asnjë zgjidhje për ta.