Maja e Vajushës, ku nisin Bjeshkët e Namuna, ngjitja zgjat 2 orë e gjysëm dhe ndodhet në lartësinë rreth 2100 m mbi nivelin e detit
Ngjitja drejt Majës së Vajushës është e gjatë, por e bukur. Ujëvara e Lëpushës është ndalesa e parë.
Ajri i pastër dhe freskia e natyrës së egër të bjeshkëve shoqërojnë ecjen e atyre që ndjekin shtegun e shenjuar për në majë.
Të prekësh qiellin, kjo është ndjesia që mund të përshkruhet sapo arrin në lartësinë rreth 2100 m mbi nivelin e detit në Majën e Vajushës.
Kjo pikë e Alpeve Shqiptare është një nga më të bukurat e saj, ku në vitet e fundit është shtuar interesi për ta parë nga afër atë, si nga të huajt ashtu edhe vendasit.