Majer: Shqipëria e uritur për sukses, bashkimi është forca e tyre
Lovro Majer konsideron Shqipërinë si një ekip të formuar nga lojtarë të mirë, por që në grup arrijnë të japin edhe më shumë. “Kemi analizuar Shqipërinë në ndeshjen përballë Italisë. Është një ekip i mirë me shumë individualitete, por kur luan i bashkuar kthehet në një kërcënim. Motivimi është fuqia e tyre, janë të uritur për sukses”, tha mesfushori kroat.
Mes të tjerash Majer tregon se atmosfera në kampin kroat pas humbjes së thellë me Spanjën nuk është negative. “Jemi gjendur në të tilla situata shpesh herë prandaj nuk na bën përshtypje. Jemi të fokusuar në ndeshjen me Shqipërinë”, përfundoi Majer.