Maji, muaji i Zojës së Shkodrës, prej 26 prillit Papa Françesku e ka shpallur kishën e Zojës së Këshillit të Mirë, bazilikë
Kisha katolike ia kushton muajin maj tradicionalisht Zojës së Bekuar. Besimtarë të shumtë përgjatë gjithë muajit i drejtohen me lutje kishës së Zojës së Këshillit të Mirë, rrëzë kalasë “Rozafa” në Shkodër.
Prej 26 prillit, Papa Françesku e ka shpallur kishën e Zojës së Këshillit të Mirë bazilikë.
Më 25 prill 1993 u bekua gurthemeli i kësaj bazilike nga Papa Gjon Pali II, i cili dhuroi edhe kopjen autentike të Figurës së Zojës, që nderohet në Shenjtërore.