Majk Tajson ka qenë prej atyre, të cilët frikësojnë rivalët përpara ndeshjeve. Tani 58-vjeçari rrëfen se këtë ndjesi e njeh mirë. Siç dihet ai do të rikthehet edhe një herë në ring për tu ndeshur me Xhek Pol.
“Unë përballem me frikën time, nuk mundohem ta shmang. Ky aspekt është pjesë e personalitetit tim. Tani po vdes nga frika, por me kalimin e ditëve, kur afron ora e duelit, unë jam gjithmonë e më pak nervoz. Gjithçka bëhet edhe më reale. Në të vërtetë unë jam një i pamposhtur”, tha Tajson në Fox News gjatë një interviste me Shon Heniti.
Ndeshja mes Majkut “të Hekurt” dhe youtube-rit të njohur 27-vjeçar do të mbahet më 20 korrik në “AT&T Stadium” në Arlington.
“Gjithmonë kam menduar se vështirësistë dhe nervozizmi më kanë katapultuar drejt suksesit. Nëse nuk do të kisha këto ndjesi tani, nuk do të ndeshesha me Xhek Polin. Më duhen këto ndjesi që të ndeshem me dikë”, tha Tajson, i cili boksin profesionist e mbylli me një bilanc prej 50 fitoresh (44 me knockout) dhe 6 humbjesh.
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
This website uses cookies.