Majkëll Oliver gjykon Gjermani-Danimarkë, vendasit s’kanë fituar kurrë me britanikun arbitër
Majkëll Oliver do të jetë kryesori i ndeshjes Gjermani-Danimarkë. UEFA ka bërë publik emrin e arbitrit pak ditë nga dueli, i cili vlen një vend në çerekfinalet e “Euro 2024”.
Për 39-vjeçarin kjo do të jetë ndeshja e tretë që arbitron në Euro 2024 pasi ai ka vendosur drejtësi edhe në duelet Spanjë-Kroaci dhe Sllovaki-Ukrainë.
Në tre takimet ku ai ka gjykuar një ndeshje të Gjermanisë, katër herë kampionët e botës kanë marrë vetëm barazime (2-2 përballë Australisë në 2015, 1-1 përballë Danimarkës në 2017 dhe 0-0 përballë Zvicrës në 2020).