Categories: Kuzhina & RecetaFLASH

Makarona me patëllxhan të pjekura në furrë

Përbërësit:

  • 320 g makarona pene të vogla
  • 400 g patëllxhan
  • 300 g pure domate
  • 200 g djathë i bardhë ose mozzarella
  • 3 thelpinj hudhër
  • 40 g djathë kaçkavall i grirë
  • 5 gjethe borziloku
  • Kripë dhe vaj ulliri ekstra i virgjër për shije

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë pjatë, filloni duke larë dhe prerë patëllxhanët në kube të vegjël.

Në një tigan shtoni pak vaj ulliri, dy thelpinj hudhër dhe lërini të nxehen për disa çaste, pastaj shtoni patëllxhanët.

Gatuajini në zjarr të fortë, derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë kafe të artë. Hiqni hudhrën dhe lërini patëllxhanët mënjanë.

Në një tenxhere, shtoni pak vaj dhe një thelpi hudhër. Skuqini ato në nxehtësi mesatare dhe shtoni salcën e domateve.

Shtoni në të gjethet e borzilokut dhe gatuajini në zjarr të ngadaltë për rreth 15 minuta, duke mos harruar të hiqni hudhrën.

Ndërkohë, në një enë tjetër shtoni ujë për të filluar me vlimin e makaronave.

Kur makaronat të jenë zier, kullojini ato dhe transferojini direkt në tenxheren ku ndodhet salca e domates duke i përzier së bashku.

Vazhdoni duke shtuar patëllxhanët, por mos harroni të ruani disa mënjanë. Gjithashtu shtoni djathin e bardhë të prerë në kubikë, duke mbajtur sërisht mënjanë rreth 50 g.

Makaronat më pas vendosini në një enë pjekje, shtoni mbi to djathin e bardhë të mbetur, djathin kaçkavall dhe patëllxhanët, duke i shpërndarë në të gjithë sipërfaqen.

Piqini në një furrë të ngrohur në 240 gradë. Hiqeni nga furra kur të jetë pjekur mirë dhe shërbejeni të nxehtë ose të vakët.

Makaronat me patëllxhanë të pjekur mund të ruhen në frigorifer për disa ditë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

5 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

5 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

5 hours ago

This website uses cookies.