Categories: BotaLajme

Makina e garave godet spektatorët në Sri-Lankë, 7 viktima dhe 21 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sri-Lankë, ku një makinë garash ka përplasur spektatorët duke u marrë jetën 7 prej tyre dhe duke plagosur 21 të tjerë.

Pesë persona humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët ndërruan jetë në spital. Përplasja ndodhi në garën Fox Hill Supercross në Dijatalava, një qytet-bazë ushtarake.

Mes viktimave, katër ishin zyrtarë të garës si dhe spektatorë, përfshirë një vajzë 8-vjeçare.

Janë bërë të ditura pak detaje rreth shoferit, gjendjes së tij dhe nëse do të përballet me akuza. Por autoritetet bën me dije se policia po heton mbi ngjarjen.

“Ky aksident ndodhi kur makina u hodh nga korsia”, tha zëdhënësi i policisë Nihal Talduva.

Sipas dëshmitarëve, përplasja ka ndodhur menjëherë pasi një makinë tjetër është përmbysur në pistë.

Në mediet sociale, Sri Lankezët kanë vënë në dyshim pse nuk kishte mbrojtje më të mëdha, duke kritikuar mungesën e barrierave të sigurisë në disa pjesë të pistës.

Ngjarja e drejtuar nga Shoqata e Sporteve të Automjeteve të Sri Lankës ka funksionuar që nga viti 1993, por kjo ishte gara e parë në pesë vjet për shkak të kufizimeve pandemike dhe çështjeve që rezultojnë nga kriza ekonomike e vendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

20 minutes ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

22 minutes ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

23 minutes ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

24 minutes ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

26 minutes ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

29 minutes ago

This website uses cookies.