Makina e shkrimit e prof. Jup Kastratit, mbartëse e vlerave të intelektualit të shquar shkodran

404251553 650485227249835 6454972977768328614 n 696x521 1

404251553 650485227249835 6454972977768328614 n 696x521 1

Në kuadër të prezantimit të trashëgimisë kulturore që ruhet nga familjet shkodrane, DRTK Shkodër prezantoi makinën e shtypshkrimit të intelektualit të shquar shkodran, por edhe të kulturës së kombit tonë, prof. Jup Kastratit.

Makina e shkrimit Olivetti, është e tipit Studio 42, e prodhuar në 1935. Në Itali ku dhe u prodhua, kjo tipologji makine ruhet në Muzeun Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë “Leonardo da Vinci” në Milano, ndërsa për familjarët ajo mbart vlerën e paçmueshme të atij që e përdori aq vlefshëm për thuajse treçerek shekulli, Prof.Jup Kastratit.

Prof. Kastratit iu dhurua nga i ati i tij, Hasan Kastrati, një njeri me mendje të hapur i cili, pasi kishte parë prirjet e hershme për studim të të birit, Jupit, ia solli nga Italia, në fillim të viteve `40 të shekullit të kaluar.

Prof. Jup Kastrati, asokohe një i ri adoleshent (datëlindja 1924), fillon ta përdorë duke shtypur edhe artikujt e parë që do ta lançonin për pak vjet në shtypin e kohës me artikujt të karakterit studimor si “Dramatika shqipe”, e mandej me përkthimin e “Fabulave” të Fedrit e për 63 vjet radhazi nuk reshti asnjëherë. Kjo makinë u bë dëshmitarja e vetme e punës gjigande të Profesor Jupit. Janë mbi 40 vepra që mbajnë autorësinë e tij, e me qindra artikuj studimorë e publicistikë e, kjo makinë ishte mjeti më i dashur i tij deri në mbylljen e syve në shtator të 2003. Ai nuk e braktisi asnjëherë Olivetti-n e tij, as atëherë kur kompjuterat kishin filluar të futeshin në jetën e secilit shqiptar.

Që nga 2003, qëndron e futur në rulin e makinës, letra e bardhë që Profesori la për të punuar, por që nuk arriti të shtypë më pas sëmundjes në vitin e fundit të jetës. Makina e shkrimit Olivetti, ruhet nga familja e Profesorit, krahas skrivanisë prej xhami që i përket të njëjtës periudhë të fillim shekullit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.