Makina futet mes turmës në Mynih, të paktën 28 të plagosur
Të paktën 28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë përplasi një grup personash në qytetin gjerman të Mynihut.
Makina hyri në një demonstratë sindikatash, duke lënë dhjetëra të plagosur, mes tyre dhe fëmijë.
Aktualisht është e paqartë nëse ky ishte një sulm apo një aksident. Policia ka arrestuar shoferin.
Kryetari i bashkisë së Mynihut, Dieter Reiter shprehu tronditjen e tij lidhur me ngjarjen.
“Jam thellësisht i tronditur. Mendimet e mia janë me të plagosurit,” shprehet ai.
Incidenti vjen një ditë para Konferencës së Sigurisë në Mynih, teksa Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërrijnë në qytet më vonë sot.