Makina intiligjente “mbërrin” në Lezhë / Monitorimi i policisë pas ankesave të qytetarëve, në dy ditë 90 masa administrative
Për herë të parë në Lezhë ka mbërritur makina inteligjente, e cila do të monitorojë rrugët e brendshme në qytet. Efektivët e policisë janë fokusur në zonat më problematike aty ku ka trafik të lartë, si bulevardi “Gjergj Fishta”, rruga “Shtraus” dhe ajo pranë katedrales.
Për shefin e Policisë Rrugore në Lezhë, Valmir Nikolli, nën monitorim do të jenë të tre qytetet e këtij qarku, por sipas tij të kujdesshëm në rrugë duhet të jenë edhe këmbësorët.
Sipas të dhënave zyrtare vetem në dy ditët e fundit Policia Rrugore e Lezhës ka vendosur rreth 90 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, siç është shpejtësia, përdorimi i celularit dhe parkimet e gabuara në qytet.