Makina me targa shqiptare aksidentohet në ishullin grek, një i vdekur dhe tre të…
Makina me targa shqiptare aksidentohet në ishullin grek, një i vdekur dhe tre të plagosur
Një shtetas shqiptar humbi jetën teksa një tjetër mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua në ishullin grek të Mytilinit.
Nga të dhënat paraprake të mediave greke mjeti me targa shqiptare AA 151 AG u përplas me një shtyllë dhe u dëmtua rëndë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pasagjerit dhe plagosjen e drejtuesit.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, teksa shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe.
Policia thotë se në automjet ndodheshin edhe 2 gra të cilat morën plagë të lehta.