Makina përplas 56- vjeçaren / Aksidenti i dytë brenda pak ditëve në Shkodër
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës .
Një automjet me drejtuese një 34 vjeçare ka goditur një grua 56 vjeçare e cila po lëviste me biçikletë
Gruaja u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:45, në lagjen “Tre Heronjtë”.
Policia e Shkodrës, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, njoftoi se me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda pak ditëvë në qytetin e Shkodrës.
Një aksident u regjistruar të hënënë në rrugën “Qemal Draçini” në lagjen “Rus” .
Një automjet tip Golf 4 me drejtues nje 19 vjeçar nga fshati Sheldi përplasi një kalimtarë 60 vjeç nga fshati Dobër i Malësisë së Madhe pranë vijave të bardha .
Megjithëse goditja ishte e fortë, i aksidentuari shpëtoi me lëndime të lehta.