Makina përplas një të moshuar me biçikletë

Një i moshuar ka mbetur i plagosur nga një aksident i ndodhur në sheshin “Hafiz Sabri Koçi” në lagjen “Rus” të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele. Një automjet tip fuoristradë ngjyrë gri, me targa AA 501 GN ka përplasur një person të moshuar, i cili në atë moment po levizte me biçikletë.I plagosuri është transportuar menjëherë për në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut. Ndërsa policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit për ta marrë në pyetje për shkaqe e aksidentit.